Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Italisë dhe Kroacisë

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Italisë dhe Kroacisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e marrjes së detyrës.Në mesazhin e tij, presidenti italian Mattarella ka shprehur shpresën që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Italisë të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej, duke riafirmuar përkrahjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën. Ai ka përmendur edhe kontributin e Italisë në misionin e KFOR-it, komandën e të cilit Italia pritet ta marrë sërish së shpejti.Mattarella ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të presidentes Shiroka-Pula, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e nevojshme për afrimin me Bashkimin Evropian.“Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”,...