Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Presidentja Osmani publikon letrën e plotë që pranoi nga Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës ka shprehur falënderimin e saj të sinqertë ndaj Donald J. Trump për përkrahjen e vazhdueshme dhe për fjalët e fuqishme që ai ka dhënë në mbështetje të partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke publikuar kështu edhe letrën e plotë që pranoi nga Trump, i cili ndër të tjera i drejtohet Osmanit me “mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara”. Në falënderimin që publikoi në llogarinë e saj në Facebook, Vjosa Osmani, theksoi edhe rëndësinë jetike të marrëdhënieve me SHBA-të, duke e quajtur aleancën me Uashingtonin një shtyllë kyçe për paqen, zhvillimin dhe sigurinë në rajon. Presidentja ritheksoi përkushtimin e saj për të forcuar më tej këtë partneritet strategjik: “Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me...