Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidentja Osmani pret zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti këtë të shtunë në një takim zyrtar zv/ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Amerikës, David A. Baker. Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve. Pas takimit me presidenten Osmani, zyrtari amerikan do të zhvillojë një tjetër takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ky takim do të shoqërohet me ceremoni zyrtare në ambientet e Ministrisë, duke filluar nga ora 16:00. ”Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë ngjarje e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit...