Presidentit i del gjumi, Begaj thërret Demon, Hitën dhe shefin e komanduar të SHISH-it mbi skandalin ‘Hyseni’

Presidentit i del gjumi, Begaj thërret Demon, Hitën dhe shefin e komanduar të SHISH-it mbi skandalin ‘Hyseni’

Tri ditë pas lajmeve që tronditën opinionin publik për arrestimin e drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe ndërsa zërat për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare po bëhen gjithnjë e më të fortë, Presidenca më në fund dha një shenjë jete. Jo, nuk u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Nuk pati as ndonjë qëndrim të fortë publik. As ndonjë shpjegim që të ndihmonte publikun të kuptonte çfarë po ndodh në një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë së vendit. Pati një takim. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në takim Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe Drejtorin e komanduar të SHISH-it, Elvis Lila Sipas njoftimit të presidencës, Begaj u informua...