Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti kinez Xi Jinping në Moskë, çfarë po ‘gatuhet’ në takimin me Putinin?
👁3364
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka mbërritur në Kremlin, ku është mirëpritur nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, ndërsa dy udhëheqësit kanë nisur zyrtarisht bisedimet dypalëshe. Sipas burimeve zyrtare, Putin pritet të informojë presidentin kinez për ecurinë e marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera, gjatë takimeve të planifikuara. “Është kënaqësi e madhe t’ju mirëpres në Moskë. Jam shumë i lumtur që kemi mundësinë të takohemi përsëri dhe vlerësoj sinqerisht këtë rast për të biseduar personalisht me ju,” deklaroi Putin gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes. Ai falënderoi Xi Jinping për pjesëmarrjen në festimet e 80-vjetorit...