Burimi:
Syri.net

Presidenti kinez nis spastrimet, liron nga detyra numrin dy të ushtrisë
👁9373
Presidenti kinez Xi Jinping ka liruar nga posti i tij gjeneral-lejtnant He Weidong, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës dhe një nga figurat më të fuqishme të ushtrisë. Sipas Financial Times, që citon burime të afërta me zhvillimet, ai u largua pas një hetimi për korrupsion. He, i cili konsiderohej si një nga besnikët më të ngushtë të Presidentit Xi Jinping, nuk është parë në publik që nga 11 marsi, çka ka ngritur spekulime për arrestimin e tij. Disa burime pohuan se ai ndodhet në ndalim nga autoritetet për t’u marrë në pyetje. I emëruar në tetor 2022, He...