Presidenti iranian premton përgjigje më të ashpër ndaj Izraelit: Konfliktin nuk e nisëm ne, por…

Presidenti iranian premton përgjigje më të ashpër ndaj Izraelit: Konfliktin nuk e nisëm ne, por…

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, paralajmëroi se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, Tel Avivi duhet të presë një përgjigje “më të ashpër dhe më të rëndë”. Në një telefonatë me kryeministrin irakian, ai tha se edhe vendet e tjera në rajon mund të jenë në rrezik nëse sulmet vazhdojnë dhe bëri thirrje për një “qëndrim të vendosur” nga kombet islamike. Sakaq ai theksoi se Irani nuk e filloi konfliktin, por u përgjigj me “vendosmëri”. Deri më tani, nga sulmet izraelite, kanë humbur jetën 128 persona dhe janë plagosur rreth 900 të tjerë. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv