Presidenti iranian miraton përfundimisht ligjin që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtarë të Energjisë Atomike

Presidenti iranian miraton përfundimisht ligjin që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtarë të Energjisë Atomike

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian dha miratimin përfundimtar të premten për një ligj që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), raportuan mediat iraniane. “Masoud Pezeshkian nënshkroi ligjin që pezullon bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, thanë mediat shtetërore, që do të thotë se masa, e marrë pas luftës 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor, tani ka hyrë në fuqi. Tërheqja e Iranit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike u paraqit në parlament menjëherë pas përfundimit të konfliktit 12-ditor me Izraelin dhe u miratua menjëherë nga ligjvënësit iranian.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv