Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Sërpska humbet mandatin. Krahina boshnjake drejt zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnjë-Hercegovinës vendosi të mërkurën unanimisht që t’i revokojë mandatin presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik. Vendimi vjen pasi Gjykata e Apelit mbajti në fuqi gjykimin e mëhershëm ndaj tij për dënimin me një vit burg dhe qëndrimin gjashtë vite larg ofiqeve zyrtare, për shkak se presidenti nuk ka respektuar qëndrimet e Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar për paqen në vend, Christian Schmidt. Dënimi me burg për këto raste mund të konvertohet në gjobë sipas sistemit ligjor boshnjak. Dodik ka thënë më parë se do e apelojë vendimin e Gjykatës. Një periudhë apelimi rezervon edhe KQZ-ja, por nëse vendimi i sotëm do të rikonfirmohej, vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 90 ditëve nga shpallja e tyre. Presidenti serbo-boshnjak e ka...