Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt/ Gjekmarkaj: Të mbrohet interesi kombëtar!
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj retorikës kërcënuese të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ndaj zëvendëskryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Demokrati e cilëson këtë qasje si shqetësuese dhe si një “cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve”. Ndaj i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që ta ndjekin këtë ngjarje më nga afër. Deputeti e mbyll fjalën e tij duke thënë se Shqipëria duhet të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta...