Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti i Italisë i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër, mediat italiane: Kaloi një natë të…
👁7961
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër. Kreu i shtetit u shtrua të martën në mbrëmje në spitalin Santo Spirito në Romë për vendosjen e një pacemaker-i. Ndërhyrja u krye në orën 20:00. Pas përfundimit të operacionit, Presidenti u kthye në repartin e kardiologjisë të drejtuar nga profesori Roberto Ricci. Sipas asaj që njoftuan autoritetet, Mattarella kaloi një natë “të qetë” dhe aktualisht është “plotësisht asimptomatik dhe në kushte klinike të qëndrueshme”. Ndërhyrja ishte planifikuar prej kohësh. Siç ka shkruar Marzio Breda në Corriere, drejtuesi i repartit kishte parashikuar më parë një koronarografi, bëhet fjalë...