Presidenti i El Salvadorit merr miratimin e Trump për dërgimin e 2 mijë ushtarëve në Haiti, në luftën kundër bandave kriminale
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka marrë miratimin e homologut amerikan, Donald Trump, për të dërguar trupa ushtarake në Haiti, në kuadër të përpjekjeve për të luftuar bandat e armatosura që kanë zhytur vendin në një krizë të rëndë sigurie. Sipas një raportimi të Axios, Bukele ka zhvilluar një telefonatë me Trump të martën, për të siguruar mbështetjen e Uashingtonit për operacionin, i cili ka marrë gjithashtu miratimin e qeverisë haitiane. “Bëj atë që duhet të bësh”, mësohet t’i ketë thënë Trump presidentit salvadorian. Gjatë bisedës, presidenti amerikan shprehu gjithashtu ngushëllimet për katër ushtarakët salvadorianë që rezultojnë të zhdukur pas një prite në Haiti. El Salvadori njoftoi të mërkurën se do të dërgojë deri në 2 mijë trupa ushtarake, me mundësinë e shtimit të...
Burimi:
javanews.al