Presidenti i Egjiptit takon shefin e CIA-s: Kriza e Iranit të zgjidhet me diplomaci –
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, u takua të dielën në Kajro me drejtorin e CIA-s, John Ratcliffe, ku bëri thirrje për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e krizës me Iranin dhe rikthimin e stabilitetit në rajon. Sipas presidencës egjiptiane, Sisi shprehu mbështetjen e plotë të Kajros për përpjekjet diplomatike, duke theksuar rëndësinë e garantimit të lirisë së lundrimit ndërkombëtar. Presidenti egjiptian deklaroi gjithashtu se vendi i tij kundërshton çdo sulm ndaj sigurisë dhe sovranitetit të shteteve arabe. Ai nënvizoi se krizat në rajon duhet të trajtohen përmes diplomacisë dhe duke adresuar shkaqet e tyre themelore. Takimi u zhvillua në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Teherani është kundërpërgjigjur me sulme...
Burimi:
javanews.al