Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Presidenti Duka pritet në një takim zyrtar nga Kryetarja e Komunës së Preshevës
Në kuadër të vizitës në Luginën e Preshevës dhe mbështetjes së turneut të futbollit për fëmijë që po zhvillohet në këtë zonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim zyrtar me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. I shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, znj. Anila Basha, dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, z. Bardhyl Canaj, Presidenti Duka u prit në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në këtë komunë. Në fokus të takimit ishin projektet për përmirësimin e...