Presidenti Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit “Uniforma Ime”

Presidenti Duka merr pjesë në inaugurimin e stadiumin të ri të Gramshit dhe nisjen e edicionit të ri të projektit “Uniforma Ime”

Gramshi ka tashmë një stadium të ri, një investim të rëndësishëm në infrastrukturën sportive, i realizuar falë bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Gramsh. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua me praninë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe Kryetarit të Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi, të cilët vlerësuan rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e futbollit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët dhe të rinjtë e qytetit. Stadiumi i ri përfaqëson një vepër moderne sportive, që do t’u shërbejë ekipeve të Gramshit dhe grupmoshave të ndryshme, duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe zhvillimin e aktiviteteve futbollistike. Gjatë ceremonisë, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur që ishte pjesë e inaugurimit të këtij projekti, duke falënderuar Bashkinë Gramsh dhe kompaninë që...