Burimi:
Kohajone.com

Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan
👁8142
Këtë të enjte, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni. Në axhendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45. Gjithashtu, Begaj do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit. Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedojë me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë...