Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Për shqiptarët Gjermania është vendi mik

Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Për shqiptarët Gjermania është vendi mik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kancelarin Friedrich Merz për detyrën e re të drejtimit të qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. Kreu i Shtetit, në mesazhin e tij drejtuar Kancelarit Merz, vlerëson vëmendjen e vazhdueshme të Gjermanisë mike ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.“Për Shqipërinë dhe shqiptarët Gjermania është vendi mik dhe mbështetës i përhershëm në rrugëtimit tonë evropian”, shkruan Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në platformën X.
Burimi: Kohajone.com