Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, udhëhoqi delegacionin shqiptar që mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV në Vatikan, ku ishin të pranishëm liderë dhe personalitete të shumta nga mbarë bota. Gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, Presidenti Begaj zhvilloi një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i përcolli urimet më të përzemërta për zgjedhjen si At i Shenjtë dhe udhëheqës i Kishës Katolike Romake. Në këtë takim, Presidenti përgëzoi Papën për misionin e tij në promovimin e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut mes popujve, në një botë të sfiduar nga konflikte dhe pasiguri. Ai...
Burimi: Vizionplus.tv