Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike

Presidenti Begaj në SHBA, takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Mirënjohje për miqësinë historike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Christopher Landau. Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen Zëvendëssekretarit të Shtetit për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë. Presidenti Begaj nënvizoi faktin se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetës të palëkundur dhe kanë luajtur rol vendimtar në momente historike të kombit shqiptar. Presidenti Begaj çmoi partneritetin Shqipëri-SHBA dhe ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në kryerjen e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin...
Burimi: Javanews.al