Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti Begaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit europian të dy vendeve. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë,” u shpreh kreu i shtetit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut si një urë lidhëse dhe garanci për përparimin...
Burimi: Kohajone.com