Presidenti Begaj në Filadelfia, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza

Presidenti Begaj në Filadelfia, vlerëson kontributin e diasporës shqiptare ndër breza

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton). Në nder të Presidentit Begaj, Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”. Gjatë fjalës në këtë takim, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar. Kreu i Shtetit risolli në vëmendje rrugëtimin e diasporës duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve të cilët i dhanë...
Burimi: Javanews.al