Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot më 2 nëntor reformën e re territoriale. Me këtë dekretim, qytetarët tashmë do të votojnë në zgjedhjet vendore për 46 bashki të vendit. “Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, DEKRETOJ: Shpalljen e ligjit nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipëris딓, thuhet në njoftimin e Presidencës Në një seancë maratonë të mbajtur më 9 tetor, Parlamenti, miratoi me 85 vota pro të shumicës dhe 34 kundër të opozitës ndarjen e re administrativo-territoriale, që parashikon organizimin e territorit në 46 bashki dhe 77 qytete përbërëse. Mosdakordësia e opozitës për propozimin e shumicës që shkriu 15 bashki ekzistuese me njësi më të mëdha vendore u shoqërua me...
Burimi:
javanews.al