Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti Bajram Begaj vizitë në Kalabri: Lidhja Shqipëri–Itali është strategjike dhe me rrënjë të thella
Presidenti Bajram Begaj u prit këtë të mërkurë në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të takuar komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë. Begaj e sheh këtë vizitë si një perspektivë më të thellë, atë të forcimit të bashkëpunimit me komunat dhe rajonet italiane dhe, gjithashtu, për të zhvilluar ekonomitë e të dyja vendeve. Kreu i Shtetit ftoi drejtuesit dhe investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një...