“Premtove rritje rroge, ku i ke?”, Rama në “Sy m’Sy”: Është evidente, madje dhe në sektorin privat! Paga minimale do bëhet 500 euro

“Premtove rritje rroge, ku i ke?”, Rama në “Sy m’Sy”: Është evidente, madje dhe në sektorin privat! Paga minimale do bëhet 500 euro

Në vijim të ‘takimeve’ të tij “Sy m’Sy” me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryesocialisti u është përgjigjur pyetjeve që i janë adresuar këtë të enjte. “Pate premtuar rritje rrogash, ku i ke se janë të njëjtat”, ishte pyetja e parë që Edi Rama iu përgjigj. “Nëse ka një gjë që është shumë evidente është rritja e vazhdueshme e pagave në vend që ka impaktuar edhe rritjen në sektorin privat. Ishte 372 euro paga mesatare kur morëm detyrën, ndërkohë në 2024 u mbyll viti me pagë mesatare 1 mijë euro. Paga minimale 500 euro në vijim, ky është thelbi...
Burimi: Top-Channel.tv