Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Premtojnë leje në fushatë, pastaj u dërgojnë fadromat’, Tomorri: Qeveria sillet si armik i qytetarëve
I ftuar në një emision televiziv, gazetari Klodian Tomorri tha se shteti nuk mund të premtojë falje gjobash për përfitime elektorale dhe më pas t’u shkojë qytetarëve me fadroma. Ai theksoi se problemi nuk është vetëm ndërtimi pa leje, por mungesa e një plani zhvillimi që u lejon komuniteteve të jetojnë nga pasuritë që u ka dhënë natyra. Sipas tij, qeveria ka dështuar të jetë prezente në ato zona, nuk ka zgjidhur pronësinë dhe nuk ofron asnjë mbështetje për zhvillimin ekonomik të banorëve. “Ky shtet nuk garanton siguri juridike dhe sillet si armik ndaj qytetarëve të tij”, u shpreh Tomorri. Pjesë...