Preludi i një vdekjeje – Vincent van Gogh vetëplagoset më 27 korrik 1890, duke ju dhënë amshimit dy ditë më vonë

Preludi i një vdekjeje – Vincent van Gogh vetëplagoset më 27 korrik 1890, duke ju dhënë amshimit dy ditë më vonë

Nga Albert Vataj Ishte pasditja e zymtë e 27 korrikut 1890, në Auvers-sur-Oise, një fshat i qetë pranë Parisit, kur një figurë e vetmuar, e mbështjellë me mantel të hollë dhe kapele kashte, u kthye me hapa të pasigurt drejt hanit të Ravoux-ve. Në fytyrë mbante hijen e një dhimbjeje që nuk mund të fshihej, një ndjesi e errët që e kishte ndjekur prej kohësh. Ai ishte Vincent van Gogh, piktori që kishte luftuar jo vetëm me penelin dhe dritën, por mbi të gjitha me demonët e vetvetes.Në dhomën e tij të vogël, të zhveshur nga çdo gjë përveç një...