“Prelud i një rruge”, Norena Gaxha prezanton talentin e saj në piano
17 September, 2026 - 21:30 “Prelud i një rruge” ishte titulli i mbrëmjes muzikore që solli në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor pianisten e re Norena Gaxha. Përmes tingujve të pianos, Gaxha ndau me publikun pasionin dhe emocionin e një artistjeje të re, duke prezantuar një program që shënon një tjetër hap në rrugëtimin e saj muzikor. Mbrëmja u zhvillua nën kujdesin e pedagogeve Ardita Bufaj dhe Ema Kançi, ndërsa në koncert morën pjesë edhe artistët e ftuar Erando Marku, Enriko Pepa dhe Oneila Llanaj. Koncerti u kthye në një mbrëmje ku muzika, puna dhe pasioni u ndërthurën në skenën e TKOBAP-së, duke nxjerrë në pah talentin e pianistes së re dhe rrugën e saj artistike./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com