Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare
👁11484
Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori. Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët dhe azilkërkuesit e refuzuar. Ministri i Brendshëm do të propozojë edhe heqjen e mundësisë për marrjen e shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar për tre vite. Sipas rregullave të deritanishme, personat që janë të integruar shumë mirë, mund të marrin shtetësinë gjermane për tre vite....