Prej sot, eksportet e Kosovës përballen me tarifën amerikane

Prej sot, eksportet e Kosovës përballen me tarifën amerikane

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për më shumë se 90 vende anembanë botës tashmë kanë hyrë në fuqi. Dhe ndër vendet e prekura, janë edhe Kosova dhe vende të tjera të rajonit.  Produktet nga Kosova që mësyjnë tregun amerikan, prej sot, e mërkurë (7 gusht) do të përballen me tarifë prej 10 për qind, pas hyrjes në fuqi të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tarifat gjithëpërfshirëse.Kosova është në mesin e më shumë se 90 shteteve që përballen me tarifën.Kjo tarifë nënkupton që kompanitë që shesin mallra në SHBA duhet të paguajnë taksë prej 10 për qind në shtetin amerikan.Por nuk janë vetëm produktet nga Kosova ato që do të përballen me tarifa të tilla amerikane pasi me të...