Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prapaskenat: 60-vjeçarja nga partia e Lapajt mund të marrë mandatin, që të digjet daja i Shabanit
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë të shpërndajë mandatet dhe të publikojë emrat e fituesve në Tiranë, ku është edhe mandati i debatueshëm i ‘Nismës Shqipëria Bëhet’. Report TV ka mësuar se komisioneri ka vendosur t’u japë të rinjve pak kohë, siç është kërkuar prej tyre, derisa Shabani të kthehet në Shqipëri të shtunën. Por nëse bisedimet dështojnë, Zeqir Kordhoni lë përfundimisht jashtë Kuvendit, Adriatik Lapajn. Por edhe vetë Kordhoni ka zero shanse të hyjë në Kuvend. Aktualisht mandatin e zotëron tezja...