Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Policia e Shtetit ka identifikuar me gjeneralitetet e sakta një 44-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në Greqi dhe përdorte identitet të rremë. Bëhet fjalë për Zef Preldakajn, i njohur edhe si Fran Preldakaj, i cili në shtetin grek prezantohej me emrin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, identifikimi u bë falë ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Interpolit dhe homologët e Interpol Athinës. 44-vjeçari është dënuar në Shqipëri me 22 vite burgim për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, ndërsa akuzohet nga autoritetet greke edhe për vrasjen e dy personave në Korinth, një shtetas grek dhe një shtetase ukrainase. Ngjarja për të cilën Preldakaj është dënuar...