Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Të paktën 300 shkolla në Itali u mbyllën dhe nxënësit u evakuuan këtë të mërkurë pasi morën kërcënime për bomba, sipas ministrit të Arsimit të vendit. Ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara, tha se 300 shkolla u prekën nga kërcënimet me bomba, duke shtuar se numri mund të rritet. Burime qeveritare i thanë medias lokale se mesazhi kërcënues që morën ishte nënshkruar “Mikhail Andropov, kreu i mbretërisë së Misogynystanit”. Në email përmendet gjithashtu vendosja e një bombe në makinën e kryeministres italiane Giorgia Meloni. “Kemi ardhur për t’ju shfarosur. Do të kryejmë gjenocid kundër italianëve”, thuhet në emailin e nënshkruar nga Mikhail Antropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit. Emaili përshkruan një “pajisje të fuqishme shpërthyese” të lënë në ndërtesë brenda një qeseje plastike “me një...