Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas rreth 40 minutash qëndrimi, ku ishte thirrur për të dhënë dëshminë e saj në cilësinë e personit në dijeni. Pas daljes, Mila ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku konfirmoi se kishte dëshmuar, ndërsa nuk dha detaje mbi çështjen, duke iu referuar sekretit hetimor. Ajo e cilësoi paraqitjen në SPAK edhe si një përgjegjësi publike e politike, ndërsa u ndal te akuzat dhe kritikat e drejtuara ndaj saj, të cilat i konsideroi si pjesë të sulmeve të politikës së vjetër. “Sa i përket pranisë time këtu dua që t’ju theksoj se në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që ju i keni me shumë qejf t...
Burimi:
kohajone.com