“Udhëtime” në BE me dokumente false…falsifikonin pasaporta, karta e patenta, pranga 2 të rinjve (EMRAT)

“Udhëtime” në BE me dokumente false…falsifikonin pasaporta, karta e patenta, pranga 2 të rinjve (EMRAT)

  pamje nga policia TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se falsifikonin dhe shisnin dokumente të shteteve të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit të Policisë, të rinjtë të moshës 22 vjeç, Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, prodhonin dhe shitnin dokumente false të shteteve të BE-së.  Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Imitimi”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që falsifikonin dokumente të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen. Sekuestrohen dokumente polake dhe austriake, të dyshuara të falsifikuara,...