U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

U arrestua në Greqi dhe pranoi 2 vrasjet në Shqipëri, Policia e Shtetit: Shqiptari me 3 identitete, me rrezikshmëri të lartë

nikolin pali-Zef Preldakaj, alias Fran Preldakaj TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin në Greqi, pak ditë më parë, të 44-vjeçarit që përdorte identitetin e rremë Nikolin Pali. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili është pas identifikimit rezulton të jetë Zef Preldakaj, alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte emrin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen. 44-vjeçari është i dënuar në Shqipëri me 22 vjet burgim për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, akuzohet edhe për vrasjen e dy shtetasve në Korinth të Greqisë. Ai rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë dhe shkelje të ligjit për armët dhe posedim të lëndëve narkotike.  Njoftimi i...