Muçi vjen si “mbreti” i asisteve, sulmi i Shqipërisë ka shënuar 40 gola

Muçi vjen si “mbreti” i asisteve, sulmi i Shqipërisë ka shënuar 40 gola

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë presin Finlandën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45. Sulmi i Kombëtares shqiptare ka mbërritur në formë të mirë në prag të kësaj sfide. Ernest Muçi vjen si “mbreti” i asisteve, duke qenë se udhëheq listën e asistuesëve më të mirë në elitën e Turqisë. Ndërkohë, Manaj, Seferi, Daku, Uzuni dhe Shpendi kanë shënuar së bashku 40 gola në kampionatet përkatëse. Shpendi udhëheq listën e golashënuesve në Serinë B, ndërsa Manaj e Seferi kanë shënuar nga 10 gola secili në ligën e dytë të Turqisë. Në krahun tjetër Uzunu numëron 9 gola të shënuar në SHBA, ndërsa Daku ka shënuar vetëm 4 gola./Sport Ekspres/