Franca, shpërthen çështja “Mbappé” në prag të ndeshjes me Italinë. Marrëdhënie të vështira me Zidane, nuk stërvitet

Franca, shpërthen çështja “Mbappé” në prag të ndeshjes me Italinë. Marrëdhënie të vështira me Zidane, nuk stërvitet

11 Nëntor 2026 12:50 Alfred Lleshi Në prag të sfidës së “Nations League” kundër Italisë në “San Siro”, në kampin francez ka tensione. Marrëdhënia mes trajnerit të ri Zinedine Zidane dhe kapitenit Kylian Mbappé po kalon një periudhë të vështirë, për shkak të mosmarrëveshjeve taktike, problemeve në dhomën e zhveshjes dhe gjendjes fizike të sulmuesit. Përplasjet nisën në grumbullimin e vjeshtës, kur Zidane deklaroi se dëshironte ta aktivizonte Mbappé në krahun e majtë, me Dembélé në qendër. Sulmuesi e mësoi vendimin nga televizioni dhe nuk e priti mirë. Tashmë trajneri ka konfirmuar se do ta rikthejë në rolin e tij natyral, si qendërsulmues. Situatën e kanë përkeqësuar edhe tensionet mes lojtarëve gjatë garës për “Topin e Artë” 2025, veçanërisht marrëdhënia me Dembélé. Ndërkohë, Mbappé nuk...