UFC-334/ Gane dhe Hokit për titullin e peshës së rëndë, Nunes synon të rikthehet kampione pas 3 vitesh mungesë
Këtë fundjavë, në stadiumin e famshëm “Madison Square Garden” të Nju Jorkut do të zhvillohet eventi UFC-334 në artet marciale mikse. Një event që pritet me shumë interes, pasi janë dy duele të forta për titullin kampion bote. Kështu, në peshën e rëndë (heavyweight) do të zhvillohet sfida mes kampionit në fuqi, francezit Ciryl Gane dhe amerikanit të pamposhtur Josh Hokit (10 fitore e asnjë humbje në kafaz). Për Gane (14 fitore, 2 humbje e 1 duel pa rezultat) kjo është hera e parë që mbron titullin kampion. Ai ishte kampion i përkohshëm kur mundi Pereira në qershor, por në shtator u shpall kampion i këtij Divizioni. Për femra, mjaft interesante sfida për titullin e peshës “bantamweight” (pesha 62kg), mes kampiones në fuqi, luftëtares amerikane...
Burimi:
telesport.al