Zidane grumbullon Kumbedi, reagon Rothen: Franca duhet merituar, s’mund të zgjedhësh lojtarë nga Serie B
11 Nëntor 2026 13:02 Alfred Lleshi Thirrja e parë në Kombëtaren A të Francës për Sawl Kumbedi ka shkaktuar debate. Mbrojtësi i Wolfsburgut u grumbullua nga Zinedine Zidane për të zëvendësuar të dëmtuarin Pierre Kalulu. Vendimi nuk është pritur mirë nga Jérôme Rothen, ish-mesfushori i Francës, i cili kritikoi trajnerin gjatë emisionit të tij në RMC. “Nuk kam asgjë kundër Kumbedi, përkundrazi, e përgëzoj për këtë grumbullim, por të marrësh lojtarë nga U-21 nuk më bind. Kombëtarja franceze është një pikë mbërritjeje dhe duhet ta meritosh atë. Kjo arrihet përmes paraqitjeve të nivelit shumë të lartë me klubin tënd”, – deklaroi Rothen. Ai shtoi: “Duhet të luash në klube të mëdha, të dominosh kampionatin ose të paktën të luash në Champions League apo ‘Europa League’....
Burimi:
telesport.al