Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar 22 vite burg, policia njoftim për arrestimin në Greqi të Zef Preldakajt

Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar 22 vite burg, policia njoftim për arrestimin në Greqi të Zef Preldakajt

Policia e Shtetit ka dhënë informacione mbi arrestimin në Greqi disa ditë më parë të shtetasit Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte identitetin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen. Njoftimi: Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit me impakt ndërkombëtar, të koduar “The Wanted” Kjo fazë e operacionit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Interpol Tiranës, Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit dhe Policisë greke. Identifikohet me gjeneralitete të sakta një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kapur në Greqi, i cili përdorte identitet të rremë. Identifikimi i tij u bë falë ekspertimit të të dhënave biometrike nga specialistët e Institutit të Policisë Shkencore. 44-vjeçari, i dënuar në Shqipëri me 22...