Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

Bashkia e Elbasanit do të pajisë me bonus qiraje familjet e prekura në pallatin e shpallur tashmë të pabanueshëm si pasojë e shpërthimit nga rrjedhja e gazit. Në një intervistë për ABC News, kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja informoi mbi hapat që duhet të ndjekin banorët për përfitimin sa më shpejt të bonusit. “Ditën e djeshme miratuam bonusin e qerasë për familjet e prekura. Pallati është shpallur i pabanueshëm nga Inspektoriati i Ndërtimit. Pagesa do të nisë sapo ata të pajisen me kontratë të banesës me qira. Për familjet me banesa 1+1 bonusi do të variojë nga 150 -250 mije lekë , ndërsa për banesat për 2+1 nga 250-350 mijë lekë. Sapo të plotësojnë dokumentacionin të paraqesin kontratën e banesës së marrë me...