Falsifikonin dokumente të shteteve të BE, arrestohen dy persona në Tiranë! Ja çfarë iu sekuestruan

Falsifikonin dokumente të shteteve të BE, arrestohen dy persona në Tiranë! Ja çfarë iu sekuestruan

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi falsifikonin dokumente të shteteve të Bashkimit Evropian  me qëllim për t’i shitur. Në pranga janë vënë Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, të dy 22 vjeç. Policia sekuestroi 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë. Njoftimi i policise: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Imitimi”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që falsifikonin dokumente të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen. Sekuestrohen dokumente polake dhe austriake, të dyshuara të falsifikuara, 1700 euro, 2 mjete dhe celularët e të arrestuarve. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe...