“Prania Besnike”, Balla: Partia nuk bën shtet, deputeti s’bën favore

“Prania Besnike”, Balla: Partia nuk bën shtet, deputeti s’bën favore

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në fjalën e mbajtur në Kuvend, tha se socialistët hyjnë në këtë sesion të ri parlamentar me një frymë të re. Duke folur për “Praninë Besnike” Balla theksoi se partia nuk bën shtet dhe deputeti nuk ndërmjetëson favore, por ligjvënësi do dërgojë sinjale nga territori te institucionet. “Ne si grup parlamentar hyjmë në këtë sesion me një mënyrë të re të organizimit të marrëdhënies sonë me njerëzit, përmes ‘Besës’ dhe ‘Pranisë Besnike’. Dita ditës të dyja ato po zënë vend. Besa s’është thjesht një fjalë, por është besim, empati, besim, angazhim, 4 parime që na duhen të udhëheqin çdo kontakt tonin me qytetarin. Qytetari kërkon të dëgjohet, ku ndodhet çështja e tij, pse është vonuar, kur do...