Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Recently”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes në Shkodër dhe Velipojë. Në pranga ka rënë shtetasi Xh. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se i riu, në bashkëpunim me një shtetas të mitur, ka kryer në periudha të ndryshme disa vjedhje, ku përfshihen motomjete, një biçikletë elektrike, një celular dhe një shumë parash në një lokal. Dy motomjetet e dyshuara të vjedhura janë gjetur nga shërbimet e Policisë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis...
Burimi:
javanews.al