Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Prangat ende “tunden” në Turqi/ Arrestohen tre kryebashkiakë të tjerë nga opozita
Foto ilustruese TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie që i përkasin Partisë Republikane Popullore (CHP), pra partisë kryesore të opozitës. Edhe tre kryebashkiakët e tjerë janë vendosur në pranga për akuza korrupsioni. Në pranga ka përfunduar kryebashkiaku i Adanas në Turqinë jugore, Zeydan Karalar; kryetari i bashkisë Adiyaman në Turqinë lindore dhe kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Boçek. Dy arrestimet e para u kryen në kuadër të hetimeve të kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek ka nisur nga Prokuroria e Antalias. Edhe nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në...