Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pranë selisë së CDU, tre shpërthime të fuqishme në mes të Berlinit
Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të hënë, 30 qershor, në çatinë e ndërtesës 17-katëshe John Jahr Haus, e cila është ende në ndërtim, në qendër të Berlinit. Flakët u shoqëruan me të paktën tre shpërthime të fuqishme, të lidhura me bombola gazi të përdorura në kantier, raportojnë mediat lokale. Ndërtesa ndodhet pranë selisë së partisë CDU dhe vetëm 400 metra nga disa prej godinave qeveritare më të rëndësishme. Më shumë se 100 zjarrfikës u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa rrugët përreth u mbyllën, duke shkaktuar kaos në qarkullim. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Të...