No Image Available

POSTA E DURRËSIT, ÇFARË DINTE TIRANA PARA SE TË ZHDUKESHIN PARATË?

Më pesë mars, sipas ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, një anëtare e grupit të kontrollit mori një email. Në të, Elisabeta Mataj shkruante se shefja e financës tërhiqte para nga banka dhe i transportonte me makinën e vet. Më pesëmbëdhjetë prill, në dokumentet e Postës figurojnë dhjetë milionë lekë për degën e Krujës. Hetuesit dyshojnë se firma e arkëtares që duhej t’i merrte paratë ishte falsifikuar. Mes atij emaili dhe kësaj pagese kaluan dyzet e një ditë. Çfarë bëri Posta gjatë tyre? Tani që dosja ka kaluar në SPAK, avokati i Elisabeta Matajt, Ilia Ilia, ngre një akuzë të rëndë. Sipas tij, një grup me mbështetje politike merrte para nga Posta prej vitesh. Kur Mataj kërkoi kontroll, thotë avokati, grupi e futi në kurth dhe...