Porto Palermo Festival nis me pastrimin e zonës dhe detit rreth kalasë

Porto Palermo Festival nis me pastrimin e zonës dhe detit rreth kalasë

Dita e parë e Porto Palermo Festival nisi përtej skenës, me një akt simbolik por shumë domethënës: pastrimin e zonës përreth kalasë dhe detit nga mbi 150 vullnetarë e zhytës të përkushtuar. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja solli në rrjetet sociale momente nga ky aksion pastrimi, duke u shprehur se shembujt që zgjojnë ndërgjegjen kolektive dhe kujdesin për natyrën meritojnë vëmendje të veçantë. “Pastrimi i detit dhe i zonës përreth nuk është vetëm një punë fizike, por një akt ndërgjegjësimi, një mesazh dashurie për natyrën dhe një premtim për të ardhmen”, u shpreh Gonxhja. Edicioni i 5-të...