“Populli fitoi!”/ The Guardian: Beogradi shpërthen në festë pas humbjes së Vuçiçit, studentët shpresë për ndryshimin
Rrugët e Beogradit u mbushën me brohoritje, flamuj dhe festime, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pranoi humbjen përballë lëvizjes së drejtuar nga studentët. Pas gati dy vitesh protestash kundër pushtetit, mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar atë që e konsiderojnë një kthesë historike për vendin. Makina që u binin borive, njerëz që përqafoheshin dhe qytetarë që përshëndesnin efektivët e policisë shënuan atmosferën e festës në kryeqytetin serb. Për shumë protestues, momenti kishte një domethënie të veçantë, pasi po festonin pikërisht në rrugët ku më parë ishin përballur me ndërhyrjet e policisë. “Është shumë e çuditshme që në të njëjtat rrugë ku policia na rrihte, në rrugët ku jemi tërhequr shumë herë përballë xhandarmërisë, tani po qëndrojmë si fitimtarë”, u shpreh Sara, 24...
Burimi:
javanews.al