Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

Shërbimet polake të sigurisë kanë ndaluar gjashtë persona të dyshuar për bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe furnizim të paligjshëm të Rusisë me komponentë ushtarakë. Agjencia e Sigurisë së Brendshme e Polonisë (ABW) njoftoi se katër të dyshuar, përfshirë një shtetase ruse, janë vendosur në paraburgim nën akuzat për spiunazh, ndërsa ndaj dy të tjerëve janë vendosur masa kufizuese pa paraburgim. Sipas Tomasz Siemoniakut, ministrit përgjegjës për koordinimin e shërbimeve të inteligjencës së Polonisë, të dyshuarit janë pesë shtetas polakë të moshës nga 25 deri në 52 vjeç dhe një shtetase ruse 37-vjeçare. Hetuesit besojnë se grupi vepronte në emër të inteligjencës ruse dhe eksportonte në mënyrë të paligjshme sasi të konsiderueshme komponentësh që përdoren për prodhimin e municioneve dhe sistemeve të armëve, duke kontribuuar potencialisht...